LEXO MËSO STUDIO ME EMRIN E {ALL-LLAHUT} I CILI KRIJOJ QDO GJË
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HIGJENA E DHËMBËVE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
FLORENTI
Admin


Posts : 203
Join date : 28/07/2010
Age : 25
Location : PEJE

MesazhTitulli: HIGJENA E DHËMBËVE   Tue Mar 29, 2011 8:10 pm

HIGJENA E DHËMBËVE


Higjena e keqe e Dhëmbëve mund të shkaktojë Sëmundje të Zemrës.

Në Zgavrën e Gojës në Gendje normale gjenden afër 700 Lloje të ndryshme bakteresh. Këto Mikroorganizma janë të dëmshëm kur kalojnë në qarkullimin e Gjakut ku lidhen me Pllakëzat e Gjakut dhe shkaktojnë koagulime, të cilat janë të rrezikshëm për të shkaktuar infarkt.

Nëse Dhëmbët nuk pastrohen rregullisht, vjen deri te Gjakderdhjet e Mishit të Dhëmbëve me ç’rast mundësohet Depërtimi i Baktereve të ndryshme në qarkullim.

Vërejtje: Goja e papastërt është Burimi i të gjitha Sëmundjeve të Njeriut. Nga Goja e papastërt Bakteriet shpërndahen në Tru e Trup, pastaj shfaqen Sëmundjet e ndryshme, edhe ato të pashërueshmet.

ISLAM: Lidhur me këtë ka thënë Muhammedi a.s.: Sikur mos ta rëndoja Ummetin tim, do ta obligoja ti pastrojë Dhëmbët për cdo Namaz. Këtu bën Pjesë edhe Pastrimi i Gojës. Megjithatë Dhëmbët nuk pastrohen me Forcë, sepse shkatërrohen, por duke filluar Pastrimin e tyre me Butësi (-lartë e poashtë dhe majtas djathtas). Në fund, duhet të shpërlahet saktë, për të mos mbetur asgjë nga Pasta e Dhëmbëve.

Muhammedi a.s. ka thënë Misvaku ka 3 -Mirësi:
1. Misvaku e pastron Gojën.
2. Tërheq Kënaqësinë e Allahut dhe
3. Forcon Shikimin.

Immam Shafiu rahimehullah ka thënë katër Gjëra e shtojnë Menqurinë e Njeriut:

1. Lënia e të folurit të tepërt
2. Misvaku -Pastrimi i Dhëmbëve
3. Qëndrimi me Njerëz të mirë dhe
4. Shoqërimi i Dijetarëve.


Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “ Sikur mos të mendoja se kjo do të ishte tepër e rend për Pasuesit e mi, do të jepja Urdhër që ata ti pastronin Dhëmbët me Misvak para cdo Namazi”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi ).

I Dërguari I Allahut s.a.v.s. ka thënë: “ Pastrimi I Dhëmbëve me Miswak është Praktikë e mirë higjenike, e cila e pastron Gojën dhe kënaq Allahun”. (Transmeton Buhari, Ahmedi, Nesai, Daremi –Senedi sahih).


I Dërguari I Allahut s.a.v.s. kishte zakon t`I lante Dhëmbët para se të shkonte për të bër Gjumin e Natës. Po kështu është shënuar se I lante Dhëmbët me Misvak kur qëndronte I shtrirë ne Shtratin e tij të Vdekjes. (Buhariu) Duke ndier nje¨dhembshuri ndaj Ashabëve të vet, ai njëher kishte thënë: “ Ju kam munduar pak lidhur me përdorimin e Misvaku”. ( Buhariu).


*I Dërguari I Allahut s.a.v.s. kishte një Shprehi të veqantë kur merrte për ti larë Dhëmbët me Miswak para se të merrte Abdest për Namaz, pasi që të zgjohej për ta bër Namazin e Natës dhe para Namazit të Sabahut.

Higjena e Dhëmbëve është më e rëndësishmja ne Mjekësi. Imam Ebu Hanife thoshte se Lloji me I mirë I Misvakut është që të bëhet nga Druri I Aloe-s ( Aloe Vera). Ai e bën të Folurit edhe më shprehës, e frenon Gjuhën, e përmirëson Oreksin, e pastron Trurin. Ai bëhet edhe më mirë nëse para Përdorimit e njomin ne Ujë Trëndafili.

Larja e Dhëmbëve duhet të bëhet me Misvak që është punuar nga druri cilësor dhe I dobishëm. Misvaku nuk duhet të merret pa u kontrolluar dhe nga cfarëdo Druri të panjohur, sepse ndonjë Dru është helmues, prandaj duhet të kerkohet Lloji I Drurit që është I sigurtë dhe që është I përshtatshëm për këtë qëllim.

Ka shumë Lloje Misvakësh, ndër ta i Derguari i Allahut s.a.v.s. ndonjëher përdorte Misvakun e Drurit të Shegës, Borzillokut dhe të Kallamit. Druri i Aloes la një shije me të këndshme sesa shumica e Drurëve të tjerë dhe është më i miri për larjen e Dhëmbëve. Megjithatë, Pastrimi i tepruar i Dhëmbëve me Misvak mund të zbeh Shkëlqimin e tyre, të dëmtojë zmaltindhe ti bëj Dhëmbët të ndijshëm ndaj Bakterive mbrojtëse nga Shkaku i mbetjes së ushqimit ne Poret mikroskopike, prandaj një Duhmë e mundshme ( lat. Halitosis) është e ngjashme si ajo që ngritet (del) nga Lukthi dhe që është Pasojë e Shtresimit të Avullimeve të kalbëzuara dhe të Vrerit ose e Tretjes së papërfunduar.


Pastrimi i rregullt dhe me masë i Dhëmbëve me Misvak ruan:

1. Ruan Shkëlqimin e tyre
2. Forcon Rrënjën e tyre
3. Freskon Gojën
4. Përmirëson shijen
5. Bën të Folurin më të këndshëm dhe më shprehës
6. Pengon Murtajën, e pastron Trurin
7. Përmirëson Oreksin
8. Rrit Pasionin për Ushqim dhe
9. Mirëmban Higjenën e Gojës ( Hixhenën orale –të rrumbullakët);
Misvaku është më I mirë të përdoret pasi të jetë futur në Ujin e Trëndafilit.

Ibn Abbasi r.a. ka thënë se Pastrimi I Dhëmbëve me Misvak sjell dhjetë Mirësi:

1. Freskon Gojën
2. Pastron Trurin
3. Krijon Ndjenjën e Shëndetësisë
4. Tret Sekrecionin
5. Eleminon (zhduk-) Murtajën
6. Përgatit Lukthin për Shujtën tjetër
7. Përmban në vete Sunnetin
8. Plotëson Dëshirën e Allahut
9. Rrit Virtytin e Individit dhe
10. Gëzon Melekët.


Komentues të tjerë pohojnë se Pastrimi I Dhëmbëve me Misvak

1. Mpreh Kujtesën
2. Adapton Shqisat ( të Pamurit, të Nuhaturit, Frymarrjes,të Dëgjuarit, të Prekurit)
3. Forcon Mishin e Dhëmbëve
4. Pastron të Pamurit
5. Pengon prishjen e Dhëmbëve
6. Ndihmon Tretjen
7. Pastron Fytin
8. Sjell Dobi Zërit të ngjizur apo të shterur
9. Bën të Folurit më shprehës
10. Kthjellon Njeriun e përgjumur
11. Rrit Aftësinë e të Lexuarit
12. Ndihmon Individin për ta fal Namazin dhe të mësojë Kuranin
13. Ia plotëson Dëshirat e Allahut të gjithfuqishëm dhe Meleqëve dhe
14. Bën Njeriun me të virtytshëm.


Është mirë Pastrimi I Dhëmbëve me Misvak të bëhet me një Shprehi të caktuar:

1. Para Marrjes së Abdestit për Namaz pas Zgjimit nga Gjumi
2. Për të falur Namazin e Sabahut dhe
3. Para secilit Namaz ditor.

Pastrimi I Dhëmbëve me Misvak është diqka e mirë, qoftë gjatë Kohës se Agjërimit apo ne cdo Kohë tjetër, por është më mirë që ky Pastrim të bëhet gjatë Agjërimit për Arsye se mirëmban Higjenën orale (të rrumbullakët) dhe e pastron Gojën.

*Imam Buhariu ka thënë se Abdullah ibn Omeri I ka pastruar Dhëmbët ne Mëngjes dhe ne Mbrëmje gjatë Kohës kur ka agjëruar. Është e dobishme gjithashtu që te shpërlahet Goja gjatë Aghjërimit, por pas marrjes së Abdestit....Në këtë kuptim, kur Allahu I gjithfuqishëm flet për Vlerësimin e Duhmës së Agjëruesit (halul el-sa`im) dhe Trajtimin e tij sikur të jetë moshus (arab. Moshus –aromë e këdshme). Ai I nxiste Njerëzit për të agjëruar si Shprehje e shëndoshë e Devotshmërisë se tyre dhe ne asnjë mënyrë ai nuk do ti nxiste për të mos e pastruar Gojën, duke pasur parasysh se Agjëruesi ka më së shumti nevojë për të pastruar Dhëmbët rregullisht gjatë Agjërimit.


Në këtë kuptim, Përdorimi I Misvakut ne të vertet bën që Duhma e Agjëruesit të bjerë Erë moshus –të këndshme. Kjo Erë është e njejtë me Erën e Gjakut të Besimtarit të plagosur ne Betejat kundër të pafeve, Gjaku I të cilit do të bjerë Erë moshus ne Ditën e Gjykimit, por ai duhet të pastrojë Plagën e vet pas Betejës dhe para se të kryejë Namazin vijues. Megjithatë, Prejardhja e Duhmës së rëndë ( Stomatodysodia, Halitosis) gjatë Agjërimit është mungesë e Ushqimit ne Lukth, Avullimet e të cilit mbështillen rreth Dhëmbëve dhe Mishit të Dhëmbëve. Pra, më mirë është të pastrohen rregullisht dhe ne mënyrë zakonisht Orari, edhe ne Kohën kur agjërojmë.

***I Dërguari I Allahut s.a.v.s. dhe Besimtarët e kanë përdorur Misvakun pa marrë parasysh a kanë agjëruar apo jo dhe I Dërguari I Allahut s.a.v.s. I ka nxitur Besimtarët që ta përdorin Misvakun. Në të vërtetë I Dërguari I Allahut s.a.v.s. nuk e ka cituar asnjëher qe të ketë thënë që ta përdorni atë vetëm pas Perëndimit të Diellit.***




Dhëmbët e shëndosh kanë rëndësi shumë të madhe.


Buzëqeshja e bukur dhe Frymëmarrja e freskët shtojnë Ndjenjen e mirë dhe Vetëbesimin. Shëndeti i gojës dhe i dhëmbëve ndikon në tërë Shëndetin e Njeriut.



HIGJENA E GOJËS DHE DHËMBËVE


Dhëmbët me kujdes duhet të brushohen në Mëngjes dhe Mbrëmje para fjetjes. Përdorni brushë të butë.

Brusha e fortë mund t’i dëmton Dhëmbët dhe Mishin e Dhëmbëve. Pasta me Fluor për larjen e Dhëmbëve janë më të preferueshmet, sepse fluori forcon Dhëmbët. Mos harroni që të ndrroni shpesh edhe brushën e Dhëmbëve, së paku katër herë në vit. Përpos brushimit të Dhëmbëve, është mirë të pastrohen edhe hapësirat ndërmjet Dhëmbëve, sepse ndryshe nuk mund te heqet në mënyrë efektive Pllaka (shtresa e Bakterieve), e cila shkakton brejtjen e Dhëmbëve dhe pezmatimin e Mishit të Dhëmbëve.


DIETA USHQIMORE


Kur në Gojë shtimë diç tjetër përpos Ujit apo produkteve me ksylitol, Bakteriet që gjinden në Gojë së bashku me sheqer formojnë Thartina. Thartinat dëmtojnë zmaltin e dhëmbëve dhe shkaktojnë Formimin e Vrimave në Dhëmbë. Dhëmbët i përballojnë këtyre të ashtuquajturave Sulme thartinore 4 - 6 herë në ditë.


ME RËNDËSI

• Shmangu ngrënies së Produkteve me Sheqer dhe përdorimit të Sheqerit në Kafe e Caj. Përpos Sheqerit që gjindet në delikatese dhe Embëlsira, shumë Sheqer të fshehur ka p.sh. në Lëngje, Pije freskuese, Keksa, po edhe në salcë domatësh etj.

• Në qoftë se ngrëni Produkte me përmbajtje të Sheqerit, përpiqu që të ngrëni ato në një Shujtë ushqimore, mos ngrëni përgjatë tërë Ditës.

• Hani Ndërmjetëza (mes Mëgjesit dhe Drekes, poshtu mes Drekës dhe Mbrëmjes) të shëndetëshme ushqimore sikurse që janë pemët, perimet, buka dhe produktet e qumështit.

• Në etje pini ujë!



BRUSHIMI I DHËMBËVE


1.BRUSHA MBAHET SIKURSE NË KAPJEN E LAPSIT
2. KTHENI KOKËN E BRUSHËS ANASH, ASHTU QË FIJET E BRUSHËS TË TAKOJNË EDHE MISHIN E DHËMBËVE.
3.BRUSHONI DHËMBËT ME LËVIZJE PARA-PRAPA TË LEHTA HORIZONTALE



BRUSHIMI I DHËMBËVE TË POSHTËM

*BRUSHONI DHËMBËT E POSHTËM NGA ANA E BRENDËSHME
*BRUSHONI DHËMBËT E POSHTËM NGA ANA E JASHTME
*PASTAJ BRUSHONI SIPERFAQEN KAFSHUESE TË DHËMBËVE
*NË FUND NË TË NJEJTEN MËNYRË BRUSHONI EDHE DHËMBËT E EPËRM



UDHËZIME PËR KUJDESIN E GOJËS DHE DHËMBËVE

PASTRIMI I DHËMBËVE

1. Rregullisht bën Pastrimin e Dhëmbëve
2. Brusha e rekomanduese për juve është



PASTRIMI I HAPËSIRAVE NDËRMJET DHËMBËVE

3. Me gërmonjës të Dhëmbëve
4. Me spango të Dhëmbëve
5. Me Brushë për Hapësirat ndërmjet Dhëmbëve


USHQIMI

6. Zvogëlo përdorimin e Sheqerit
7. Ndrysho shprehit e parregullta të Ushqimit dhe ktheje në Orar të rregullt.





Falënderimet i takojnë vetëm Allahut xh.sh. Krijuesit të cdo Gjëje...!
Përgatiti: Bukurmals
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://f-forum10.nstars.org
 
HIGJENA E DHËMBËVE
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)* :: Feja dhe shkenca-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog