LEXO MËSO STUDIO ME EMRIN E {ALL-LLAHUT} I CILI KRIJOJ QDO GJË
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Një ditë në shtëpinë e Pejgamberit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
FLORENTI
Admin


Posts : 203
Join date : 28/07/2010
Age : 25
Location : PEJE

MesazhTitulli: Një ditë në shtëpinë e Pejgamberit   Wed Mar 30, 2011 6:59 am

Një ditë në shtëpinë e Pejgamberit
Shkruar nga Abdu’l-Melik b. Muhammed El-Kasem

PARATHËNIA E AUTORIT

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona.
Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush që e humb dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se s'ka Zot tjetër, i cili meriton të adhurohet përveç All-llahut , i cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Shumica e muslimanëve në ditët tona, ose e tejkalojnë, ose e nënvlerësojnë plotësimin e detyrave të tyre,. Disa prej tyre e kanë tejkaluar aq shumë, saqë i bëjnë lutje pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe kërkojnë prej tij ndihmë dhe shpëtim në atë mënyrë, që i çon ata deri në shirk.

Ata nuk po e ndjekin rrugën që ndoqi pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), si rrugë treguese për jetesën e tyre, nën dritën e argumenteve dhe të sunetit. Për ta kuptuar sa më mirë jetën dhe veprimtarinë e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), vendosa të shkruaj disa faqe, edhe pse nuk janë të mjaftueshme për ta përmbledhur jetën e tij.

Unë nuk i kam përmbledhur te gjitha veprimet dhe vetitë e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), por jam munduar që të zgjedh disa prej cilësive dhe veprimeve të tij, si dhe të përmend disa prej pikave më të rëndësishme, duke sjellë për çdo pikë dy apo tre argumente.

Jeta e pejgamberit(salallahu alejhi ue selem) është jeta e umetit musliman. Jeta e tij është e mbushur me virtyte, moral, bindje dhe qëndrim të palëkundur.

Allahu i Madhëruar, duke e lavdëruar pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) për moralin e tij, thotë në Kur’an: “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit”! (el-Kalem,68/4)

Ehli suneh ue’l-xhemaat e di shumë mirë se kush është pejgamberi(salallahu alejhi ue selem) Ai është rob i Allahut të Madhëruar, Pejgamber, mik i dashur dhe i zgjedhuri i Tij.

Të parët tanë e donin Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) më shumë se fëmijët, prindërit dhe vetet e tyre.

Mëgjithatë, ata asnjëherë nuk shkuan në ekstrem, nuk e konsideruan pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) si zot, por si Pejgamber. Ne duhet të jemi si të parët tanë dhe të ndjekim rrugën e tyre. Ne nuk nxjerrim bidate (risi) siç është Mevludi dhe as nuk mblidhemi që ta festojmë atë. Ne e duam pejgamberin (salallahu alejhi ue selem ) ashtu siç na ka urdhëruar ai. U bindemi urdhrave të tij, heqim dorë dhe qëndrojmë larg prej atyre gjërave që ai na i ka ndaluar.

Në bazë te dijes së marrë deri më sot arrijmë në përfundimin që Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) është njeri dhe më i miri prej krijesave të Allahut. Ai në ballin e bardhë dhe të shndritshëm ka vulën prej nuri (drite) që shkëlqen dhe tregon që ai është pejgamber.

Edhe pse në këtë botë nuk e pamë të dashurin e zemrave, pejgamberin (salallahu alejhi ue selem), edhe pse mes nesh kanë kaluar shumë vite, i lutemi Allahut që të jemi prej atyre që ka përmendur pejgamberi (salallahu alejhi ue selem ) në hadith.

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Sa dëshirë kam që t’i shikoj vëllezërit e mi.” Sahabët thanë: “A nuk jemi ne vëllezërit e tu?” Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Ju jeni shokët e mi. Vëllezërit e mi nuk kanë ardhur akoma.”. Sahabët e pyetën Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem): “Si do ti njohësh ata që nuk kanë ardhur akoma?”
Pejgamberi( salallahu alejhi ue selem)tha: “Një njeri, i cili ka një kalë me shenjë të bardhë në këmbë ose në ballë, a nuk e njeh atë në mesin e kuajve të zinj ose të murrmë?” Ata thanë: “Po”. Pastaj pejgamberi(salallahu alejhi ue selem) tha: “Ata do të vijnë me dritën e abdesit në fytyrat, krahët dhe këmbët e tyre, ndërsa unë do jem duke i pritur tek Havuzi (Kroji në Xhennet) ….[1]

I lutemi Allahut të Madhëruar që të ecim në gjurmët e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe të jetojmë sipas jetesës dhe sunetit të tij!

I lutemi Allahut të Madhëruar të na shpërblejë me shpërblimin e tij, dhe të na bëjë prej atyre që do të hyjnë në xhenetin Adn!

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi pejgamberin (salallahu alejhi ue selem ), mbi familjen e tij, shokët dhe ata që do ta ndjekin atë deri ditën e gjykimit.

Abdu’l Melik b.Muhammed b.Abdur-Rahman el-Kasim.

VIZITA

Do të bëjmë një vizitë të shkurtër nëpër shekujt e kaluar, duke shfletuar disa faqe prej tyre dhe duke u përpjekur që të lexojmë dhe mendojmë mbi këto faqe dhe rreshta.

Do të bëjmë një vizitë në shtëpinë e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), duke parë gjendjen dhe formën e jetesës së tij, duke shikuar dhe dëgjuar shkronjat, fjalët, rreshtat dhe hadithet e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem).

Në shtëpinë e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) do të qëndrojmë vetëm një ditë. Në këtë vizitë njëditore do të përpiqemi që të përfitojmë prej fjalëve dhe veprimeve të tij.

Njerëzit në ditët e sotme po i shtojnë dijet e tyre, po lexojnë libra dhe broshura, po shikojnë filma dhe dokumentarë, kanë shëtitur lindjen dhe perëndimin, por...

Ne, në shtëpinë e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), do të bëjmë një vizitë sipas sheriatit duke u munduar të shohim të vërtetën dhe realitetin e asaj kohe, mënyrën e jetesës dhe duke u munduar t’i zbatojmë ato çka pamë atje. Në këtë shkrim kam zgjedhur të ndalem në disa çështje dhe shpresoj se Allahu i Madhëruar do të na e mundësojë që, nëpërmjet këtyre të vërtetave, të edukojmë vetvetet tona , duke i zbatuar ato në shtëpitë dhe familjet tona.

Të nderuar vëllezër muslimanë dhe motra muslimane!

Ne nuk po kthehemi mbrapa në histori për të parë ato gjëra që nuk i kemi parë ndonjëherë apo për të kaluar një kohë të këndshme, në labirinthet dhe legjendat e viteve dhe shekujve të kaluar. Ne, duke lexuar jetën e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), duke zbatuar sunetin dhe duke ndjekur rrugën e tij, i kemi bërë ibadet Allahut të Madhëruar.
Duke dashur pejgamberin (salallahu alejhi ue selem), çojmë në vend urdhrin e Allahut të Madhëruar. Nga shenjat më të rëndësishme që tregon dashurinë tonë ndaj pejgamberit(salallahu alejhi ue selem), është t’i bindesh urdhrave të tij, duke vepruar atë që ai e urdhëroi dhe duke u larguar nga ajo që ai e ndaloi.

Allahu na e ka bërë të detyrueshme bindjen ndaj urdhrave të pejgamberit(salallahu alejhi ue selem ). Allahu i Madhëruar në kur’an thotë: “Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.”(Ali-İmran,3/31)
Në një ajet tjetër Allahu i Madhëruar thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.(El-Ahzab,33/21)

Bindjen ndaj pejgamberit(salallahu alejhi ue selem) dhe ndjekjen e gjurmëve të tij, Allahu i Madhëruar e ka përmendur në kuran afërsisht dyzet herë.[2] Kush nuk u bindet urdhrave të pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), për atë nuk ka shpëtim në ditën e gjykimit.

Allahu në kur’an thotë: “ Këto janë (dispozita) të caktuara prej All-llahut. Kush i bindet All-llahut, (urdhërave të Tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në xhennete, nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetshëm. E për të është një dënim i rëndë.” (En-Nisa, 4 /13-14.)

Kush e don pejgamberin(salallahu alejhi ue selem) e ka ndjerë shijen e besimit. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “ Ai, i cili i plotëson këto tre kushte, e ka ndjerë shijen e besimit: ″Ta duash Allahun dhe pejgamberin më shumë se çdo gjë tjetër…″.[3]

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) në një hadith tjetër thotë: ″Nuk do t'a plotesoje besimin ndonjeri prej jush, derisa të jemë unë më i dashur për te se prindërit e tij, fëmijët dhe të gjithë njeëezit e tjerë.″[4] Ne ecim në rrugën e veprave dhe urdhrave të pejgamberit (salallahu alejhi ue selem).



Përgatiti: Abdu’l Melik b.Muhammed b.Abdur-Rahman el-Kasim.

Përktheu nga Turqishtja: Ferdinand Mema

Teuhidi

[1] Muslimi

[2] İbn Tejmije,Mexhmuu-l Fetva,I, 4.

[3] Buhariu dhe Muslimi,

[4] Muslimi,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://f-forum10.nstars.org
 
Një ditë në shtëpinë e Pejgamberit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)* :: Histori islame-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog