LEXO MËSO STUDIO ME EMRIN E {ALL-LLAHUT} I CILI KRIJOJ QDO GJË
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mesazh drejtuar femrës së pambuluar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
FLORENTI
Admin


Posts : 203
Join date : 28/07/2010
Age : 25
Location : PEJE

MesazhTitulli: Mesazh drejtuar femrës së pambuluar   Wed Mar 30, 2011 7:04 am

Mesazh drejtuar femrës së pambuluar
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij salallahu alejhi ue selem.

Fjala TABARUXH-do të thotë ekspozim i ndaluar i bukurisë së një femre ndaj një mashkulli me të cilin i ndalohet martesa. Këtu përfshihen zbukurimet, krahët, kofshët, kraharori, qafa,etj.

Gjithashtu edhe:

-Ekspozimin e trupit të femrës ndaj dikujt me të cilin i lejohet martesa

-Ekspozimin e bukurive të veshjeve dhe bizhuterive

-Sjelljen në një mënyrën e të ecurit, të folurit etj.


Rregullat për ndalimin e ekspozimit të bukurisë

Kjo gjë është ndaluar në Kuran dhe Sunet. I gjithë trupi i femrës është i ndaluar të shikohet (pjesët të cilat janë ndaluar të ekspozohen) dhe askush përveç atyre me të cilët nuk i lejohet martesa, nuk lejohet ta shohë.

Ekspozimi i bukurisë së gruas në rrugë është mëkatim haptazi, imitim dhe sjellje e keqe e saj, gjë e cila përhap fitne.

Gruaja e cila del nga shtëpia pa mbuluar kokën, qafën, krahë, këmbët, i shkel rëndë rregullat e ligjit islam duke përfshirë këtu edhe ata të cilat dalin të mbuluara, por me veshje transparente.

Një nga mëkatet e rënda është shfaqja e zbukurimeve, parfumoja dhe përzierja me burrat, gjë kjo e cila shkakton dënimin e Allahut të lartësuar.



Dëshmitë që ndalojnë ekspozimin e bukurisë së gruas:

Dy burimet e Ligjit Islam: Kurani dhe Suneti, ndalojnë këtë veprim dhe e paralajmërojnë femrën për një dënim të ashpër.

1. Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme…” Ahzab, 33.

Profeti alejhi selam ka thënë: “Gruaja është auret (nuk duhet të ekspozohet). Nëse ajo del nga shtëpia, shejtani e shikon dhe e zbukuron atë në sytë e mashkullit.” Shënuar nga El-Bazar dhe Tirmidhiu.

Ne e dimë që ajeti i parë i drejtohet grave të Profetit alejhi selam në veçanti dhe muslimaneve në përgjithësi. Kjo sepse ato janë nënat e besimtarëve dhe model për muslimanet kudo dhe në çdo kohë.

Ka dhe rregulla të tjera të cila e paraprijnë dhe e ndjekin këtë ajet, siç është dhe zbukurimi i zërit si në kohët e injorancës.

Kurtubi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

"Ky ajet mbart një urdhër për gratë e Profetit salallahu alejhi ue selam dhe të gjitha muslimanet që të qëndrojnë në shtëpi edhe sikur të ishte e vetmja dëshmi. Megjithatë, ka një sur urdhrash të cilat vërtetojnë se gruaja nuk duhet të dalë nga shtëpia pa patur nevojë.”

Sauda bint Zamah, Allahu qoftë i kënaqur me të, gruan e Profetit alejhi selam, u pyet: “Pse nuk kryen haxhin dhe umren si motra jote?” Ajo u përgjigj: “E kam kryer haxhin dhe umren dhe Allahu i Plotfuqishëm më ka urdhëruar të qëndroj në shtëpinë time.” Transmetuesi thotë se ajo qëndroi në shtëpi deri sa vdiq.

Allahu i Plotfuqishëm thotë (sipas kuptimit të ajetit): Mos e shfaqni veten siç bënit në kohën e injorancës (mos dilni nga shtëpia shpesh duke shfaqur kështu bukurinë dhe zbukurimet tuaja siç bënin gratë në kohën e injorancës të cilat nuk kishin as besim as dije.

2. Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt, përveç burrave të vet, baballarëve të vet ose baballarëve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk i kanë të pjekur për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” Nur, 31.

Zbukurimi këtu nënkupton: veshjet e bukura, bizhuteritë, kozmetikën. Allahu I Plotfuqishëm thotë përveç atyre që janë të dukshme; pra, veshjet e jashtme dhe ato që duken jo qëllimisht.

Kurtubi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Zbukurimet janë dy llojesh: natyrale dhe artificiale. Zbukurimi natyral personifikohet në fytyrë, pasi aty është dhe origjina e bukurisë. Zbukurimi artificial përfshin gjëra me anë të të cilave gruaja përpiqet të zbukurojë veten e saj siç janë: rrobat, bizhuteritë. Këto zbukurime duhet të mbahen të fshehta duke përmbushur urdhrin e Allahut.

3. Allahu i plotfuqishëm ka thënë: “E gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë martesë më, nuk është mëkat ta heqin petkun mbulues së tyre, po duke mos qenë zbuluese të bukurive, megjithëqë më së miri është për to të jenë të përmbajtura. Allahu dëgjon, di.” Suretu Nur, 60.

Profeti alejhi selam ka thënë: “Nuk po le tundim më të madh për burrat sesa gratë.” Buhariu dhe Muslimi.

Profeti alejhi selam, gjithashtu, ka thënë: “Kujdes nga jeta e kësaj bote dhe gruaja. Sprova e parë e bijve të izraelit ishte nëpërmjet gruas.” Muslimi.

4. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të se Profeti alejhi selam ka thënë: “Ndodhen në xhehenem dy grupe njerëzish të cilët nuk i kam parë: “… gratë e veshura por që duken të zhveshura, që ftojnë në gjynah dhe vetë ata do të jenë të prirura drejt saj. Kokat e tyre do të duken si gungat e devesë që anojnë në njërën anë. Ato nuk do të hyjnë në xhenet dhe as që do ta ndjejnë aromën e tij, aromë e cila ndjehet shumë larg.” Muslimi.

Ky është një paralajmërim i tmerrshëm për ato gra që ekspozojnë bukuritë e tyre, që veshin rroba të shkurtra apo transparente, dhe një kërcënim për to për të mos u futur në xhenet. Kjo gjë është bërë e zakonshme te gratë e sotme.

Ky hadith, gjithashtu, tregon një nga mrekullitë e Profetit alejhi selam i cili e ka parathënë që gratë kështu do të vepronin pas vdekjes së tij. Dhe me të vërtetë që kjo gjë ndodhi. Ne i shohim gratë me veshje transparente që duken të zhveshura dhe akoma më keq se ato mund të bëhen më tërheqëse sesa të ishin ashtu.

Këto gra të pabindura dhe gjynahqare e përdorin modelin e flokëve të lartpërmendur, duke e bërë kokën të duket e madhe me mbledhjen e flokut mbi kokë dhe vendosjen e rripave.

Duke u bazuar në atë çka thamë më lartë, dalim në përfundimin se ekspozimi i ndaluar i gruas sjell dëme si për burrat ashtu edhe për gratë, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. Kjo gjë është e ndaluar për të vjetrat dhe të rejat, për të bukurat dhe çdo grua tjetër. Ky veprim ul vlerat e gruas, shkatërron shoqërinë, tregon mosbindje ndaj Kuranit dhe Sunetit, shkelje të kufijve të Allahut dhe që ajo po ndjek hapat e shejtanit.



E dashur motra ime myslimane!

Ki kujdes me ekspozimin e bukurive dhe zbukurimeve të tua përpara burrave të ndaluar! Ji e bindur ndaj Allahut dhe te dërguarit të Tij, dhe mbroje besimin dhe nderin tënd!

Imitimi i jobesimtareve është një nga gjynahet e mëdha dhe ai përfshin veshjen, ekspozimin, modelin e flokëve, paruket, etj.

Profeti alejhi selam ka thënë: “Kush imiton një popull është si vetë ata.” Ibn Hiban, hadithi është sahih.



Përktheu: M. Tafa
Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë:

''All-llahu i Madhëruar në Ditën e gjykimit do të thotë:''Ku janë ata që janë dashur në emër të Madhërsië Sime?Sot do t'i vendos nën hijen Time,në ditën kur nuk do të ketë hije (mbrojtje ) tjetër përveç hijes Sime''.

(Transmeton Muslimi)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://f-forum10.nstars.org
 
Mesazh drejtuar femrës së pambuluar
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)* :: Histori islame-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com