LEXO MËSO STUDIO ME EMRIN E {ALL-LLAHUT} I CILI KRIJOJ QDO GJË
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Përse është haram alkooli...?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
FLORENTI
Admin


Posts : 203
Join date : 28/07/2010
Age : 25
Location : PEJE

MesazhTitulli: Përse është haram alkooli...?   Wed Mar 30, 2011 7:06 am

Përse është haram alkooli...?
Një njeri i cili nuk kuptonte ose nuk dëshironte të kuptonte arsyen përse është haram alkooli shkoi tek një dijetar dhe e pyeti:

- A më bën dëm po të ha pak rrush?
- Jo nuk të bën dëm.
- Po sikur të ha pak bar pas rrushit?
- Nuk të ndodh asgjë, mund të hash.
- Po sikur të pi edhe pak ujë a më bën dëm?
- Jo, nuk të bën dëm.

Burri mbeti shumë i kënaqur nga këto përgjigje dhe tha:

- Por, nëqoftëse përzien këto të trija bëhet një verë shumë e mirë... po t'i përziej këto në stomak nuk është haram, përse atëherë bëhet haram t'i përziej para se t'i fus në stomak?

Dijetari buzëqeshi, morri një grusht dhe, dhe e pyeti burrin:

- Po ta hedh këtë dheun a vritesh?
- Jo!
- Po të hedh edhe pak ujë a vritesh?
- Jo!
- Po të të lë të presësh pesë minuta në diell a ndien dhimbje?
- Jo, nuk ndiej.

Atëherë dijetari vazhdoi:

- Po t'i bashkoj dheun, ujin dhe nxehtësinë e diellit dhe më pas të godas në kokë çfarë ndodhë?

Burri kur dëgjoi këto fjalë vuri të dy duart në kokë dhe filloi të bërtiste:

- Ah koka... ah koka!
- Nuk po të gjuan askush me tullë në kokë tani, çfarë ke që bërtet?
- Nuk po më gjuan me tullë, por fjalët që i the më ranë në kokë më të rënda se tulla, u përgjigj burri./f.kurandhesunnet/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://f-forum10.nstars.org
 
Përse është haram alkooli...?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)* :: Histori islame-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com