LEXO MËSO STUDIO ME EMRIN E {ALL-LLAHUT} I CILI KRIJOJ QDO GJË
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mirëmbajtja dhe pastrimi i CD, DVD

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
FLORENTI
Admin


Posts : 203
Join date : 28/07/2010
Age : 25
Location : PEJE

MesazhTitulli: Mirëmbajtja dhe pastrimi i CD, DVD   Fri Apr 01, 2011 9:54 am

Mirëmbajtja dhe pastrimi i CD, DVD
Disqet Kompakt (compact disc) ose shkurt CD, janë relativisht të fortë por nga pakujdesia e përdoruesve ato mund të bëhen pis ose të dëmtohen dhe këto shkaktojnë ndalesën e kengëve ose humbjen e informacionit të ruajtur. Përdorimi i shpeshtë i CD-ve të gërvishtur, ose të pistë me pluhura dëmtojnë edhe lentet e aparateve të ndryshme si CD-Player, DVD-Player, Kompjuterave, etj. Për të shmangur këto probleme dhe për të zgjatur jetën e aparatëve, këshillohet që CD të mbahen me kujdes dhe të pastrohen mirë para përdorimit.

Mirëmbajtja e CD
- Mbajini gjithnjë në kasetat plastike ose xhepat prej letre/rrobe.
- Mbajini në temperatura normale, larg vendeve me lagështirë, larg rrezeve të diellit.
- Mos i vendosni në sipërfaqe ku mund të përthyen ose deformohen.
- Mos i vendosni në sipërfaqe të ashpërta ose me pluhura.

Përdorimi
- CD duhen prekur vetëm nga vrima në qëndër ose nga anët.
- Mos i prekni dhe mos lini shënja gishtash.
- Mos i përthyeni dhe mos i deformoni.
- Mos shkruani me laps, stilolaps dhe sende të tjera të mprehta.
- Për të shkruar mbi CD përdorni vetëm penelat me majë të butë prej rrobe ose sfungjeri.

Pastrimi

Pastrimi
Në dyqan mund të gjeni peceta dhe solucione të posaçme për pastrimin e CD por të njëjtat materiale mund ti keni në shtëpi.
Për solucionet e gatshme duhet të ndiqni udhëzimet e fabrikës. Solucioni hidhet gjithnjë mbi pecetë dhe pastaj peceta përdoret për të fshirë lehtë CD. Mos e hidhni solucionin direkt mbi CD.

1. Vendoseni CD mbi një sipërfaqe të lëmuar ose rrobë të butë (jo statike) dhe mbajeni në vend duke e kapur nga anët.
2. Me dorën tjetër fshijeni lehtë me një pecetë të butë (jo statike) si ajo që përdoret për pastrimin e syzeve ose monitorëve. Në qoftë se nuk keni pecetë prej rrobe, mund të përdorni kartpeceta të buta higjenike pa push.
3. Fërkimi bëhet duke filluar nga qëndra dhe duke vazhduar drejt anës së rrethit duke përshkuar rrezen. Mos e fërkoni në formë rrethi.
4. Vazhdojeni fërkimin deri sa të zhduken shënjat e gishtave, njollat, pluhuri dhe pisllëqe të tjera. Në qoftë se njollat nuk dalin, peceta mund të njomet me pak ujë të vakët. Mos përdorni alkool, vajra, apo solucione të tjera sepse këto mund të depërtojnë sipërfaqen e CD dhe dëmtojnë informacionin. Kur të mbaroni pastrimin, sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe pa njolla.

Këshilla më lart janë të vlefshme edhe për miniCD dhe DVD.

Në vazhdim mund të shikoni edhe ilustrimet e hapave më lart.

-----------------------------------------------------------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://f-forum10.nstars.org
 
Mirëmbajtja dhe pastrimi i CD, DVD
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)* :: PËR PC :: RENTI-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com