LEXO MËSO STUDIO ME EMRIN E {ALL-LLAHUT} I CILI KRIJOJ QDO GJË
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vlera e namazit të natës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
FLORENTI
Admin


Posts : 203
Join date : 28/07/2010
Age : 25
Location : PEJE

MesazhTitulli: Vlera e namazit të natës   Fri Apr 01, 2011 1:04 pm

Vlera e namazit të natës


Allahu i Lartësuar thotë: “Ata i braktisën shtretërit e tyre dhe i luten Zotit të tyre nga frika dhe shpresa, ndërsa ndajnë një pjesë nga ajo që ne u japim. Dhe askush prej tyre nuk di çfarë kënaqësi, të fshehura prej tyre, i presin si shpërblim për veprat e tyre.” Sexhde, 16-17.

Allahu i Lartësuar, duke përshkruar bamirësit, thotë: “Natën flinin vetëm pak dhe para agimit luteshin për faljen e mëkateve.” Dharijat, 17-18.

Katadja dhe Muxhahidi e komentojnë këtë duke thënë se kjo do të thotë se gjatë gjithë natës, deri në agim nuk flinin, por e kalonin në iradet.

Ibn Abasi në lidhje me këtë ka thënë: “U kalonte gjithë nata, duke mos i mbyllur syte fare.”

Allahu i Lartësuar, gjithashtu, thotë: “Apo ai në kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde ose duke qëndruar në këmbë, ruhet nga bota tjerët dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet.” Zumer, 9.

Shejhul Islami thotë se termi “kanut” këtu nënkupton: vendosmëri në bindje dhe se ai që rri gjatë në kijam, ruku dhe sexhde quhet “kanit”.

Duke përshkruar ata që vërtetë i binden Zotit, Allahu thotë: “...Dhe ata që kalojnë netët para Zotit të tyre, duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë.” Furkan, 64.

Imam Buhariu në kapitullin “Mbi veçoritë e namazit të natës” thekson zinxhirin e transmetuesve të hadithit, në fund të të cilit ndodhet Abdullah ibn Umeri, e ku thuhet: “Gjatë kohës së Pejgamberit (alejhi selam) ishte një njeri, i cili sa herë që shikonte ëndërr, ëndrrën e vet ia tregonte Pejgamberit të Allahut, ndaj dhe unë kisha dëshirë që të shikoja ëndërr të shikoja ëndërr dhe t’ia tregoja Pejgamerit të Allahut (alejhi selam). Njëherë, në kohën e Pejgamberit (alejhi selam), ndërkohë që isha fëmijë, my shfaqën në ëndërr dy engjëj, të cilët më dërguan afër zjarrit, i cili mu duk sikur ishte i murosur si një pus dhe se kishte dy shtylla. Në të pashë disa njerëz që i njihja më herët, ndaj në moment fillova të them: ‘I mbështetem Allahut nga zjarri’, ndërsa një engjëll tjetër më pyeti: ‘Çfarë ke, përse dukesh i trishtuar?’ Ëndrrën ia tregova Hafsës, kurse Hafsa ia tregoi Pejgamberit (alejhi selam) i cili tha: ‘Sa njeri i mirë është Abdullahu, vetëm duhet të ngrihet natën e të falet. Pas këtyre fjalëve ai flinte vetëm një pjesë të shkurtër të natës.”

Argument tjetër që namazi i natës është i zgjedhur janë fjalët e Pejgamberit (alejhi selam): “Sa njeri i mirë është Abdullahu, vetëm edhe të ngrihet natën e të falet!”, pasi nga fjalët e tij “Sa njeri i mirë...!” nënkuptohet ai që ngrihet natën edhe falet. Porosia tjetër e këtij hadithi është që namazi i natës largon fatkeqësinë.

Në hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejre thuhet se Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: “Pas namazeve të përcaktuara (farz) namazi më i mirë është ai i natës.”

Nga Ali ibn Ebu Talib transmetohet se atij dhe Fatimes, bijës së Pejgamberit (alejhi selam), Pejgamberi u kishte trokitur në derë duke i pyetur: “A nuk po faleni?” e ai ishte përgjigjur: ‘O pejgamber i Allahut, shpirtrat tanë janë në dorën e Allahut dhe Ai i ringjallë (d.m.th. i zgjon) kur Ai do.’ Kur e thashë këtë ai shkoi pa më thënë gjë. Pas pak e dëgjova se si në largim e sipër, duke goditur veten në ije, po thoshte: ‘...Mirëpo njeriu, më shumë se çdokush tjetër, është i gatshëm të kontestojë’.” Kehf, 54.

Ibn Betali thotë: “Edhe ky rast është argument se sa është i respektuar namazi i natës dhe sa është e lavdëruar zgjuara e anëtarëve të familjes për kryerjen e tij.”

Taberiu për këtë rast deklaron: “Sikur Pejgamberi (alejhi selam) të mos e kishte ditur veçimin e namazit të natës, ai me siguri nuk do ta kishte shqetësuar bijën e vet dhe Aliun, posaçërisht në kohën të cilën Allahu krijesave të Tij ia ka caktuar për pushim. Mirëpo për ta ai ka zgjedhur atë që është më e mirë.”



Si e kryente Pejgamberi (alejhi selam) namazin e natës

Gjatësia e namazit të natës

Nga Abdullah ibn Mesudi transmetohet të ketë thënë: “Isha duke u falur me Pejgamberin (alejhi selam) në namazin e natës dhe ai qëndroi aq gjatë në Kijam sa më shkoi në mend të bëja diçka jo të mirë.’ Kur e pyetën: Po ç’kishe ndërmend?’ Ai u përgjigj: ‘Kisha ndërmend të ulem e Pejgamberin (alejhi selam) ta lija vetëm në kijam’.”

El Hafidhi thotë: “Në këtë hadith ka argument që Pejgamberi (alejhi selam) e ka zgjatur namazin e natës.”

Ibn Mesudi atëherë ishte i fort dhe ishte i përkushtuar në pasimin e pejgamberit (alejhi selam) dhe me siguri nuk do t’i shkonte ndërmend të ikte, sikur pejgamberi të mos kishte qëndruar jashtëzakonisht gjatë në kijam. Shumë sahabë, si edhe të tjerë pas tyre, mendojnë se më mirë gjatë namazit është të bëhen sa më shumë ruku dhe sexhde.

Në hadithin të cilin e transmeton Seubani dhe që e shënon Muslimi, thuhet se Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: “Në veprat më të mira bëjnë pjesë që të behët sa më shumë sexhde.” Prandaj kjo varet prej njeriut dhe nga rasti në rast.

Në përmbledhjen e tij Muslimi shënon hadithin që e tregon Hudhejfe në të cilin thuhet se një natë kur po falte namazin e natës me Pejgamberin (alejhi selam), ai në një rekat i kishte kënduar tri suret më të gjata (Bekare, Ali Imran, Nisa) dhe sa herë që vinte në ajetin kur madhërohej Zoti, e madhëronte Atë, sa herë kur vinte tek ajeti ku lutet për diçka, i lutej Allahut dhe sa herë që vinte në ajet në të cilin kërkohet mbrojtja e Allahut, kërkonte mbrojtje nga Allahu dhe në ruku qëndronte sa në këmbë, sërish drejtohej dhe qëndronte në këmbë sa qëndronte edhe në ruku, e më pas binte në sexhde dhe ashtu qëndronte sa edhe në këmbë. E për këtë nevojitet së paku dy orë.

Këtë natë Pejgamberi (alejhi selam) mbase e kishte kaluar tërë natën në namaz. Për sa i përket netëve të tjera, sipas tregimit të Aishes: “Ai në namaz të natës, zakonisht e kalonte një të tretën e natës.”

Nga:www.klubikulturor.com
O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj dhe frikësojuni Ditës, kur prindi nuk do të mund ta ndihmojë aspak fëmijën e vet, e as fëmija nuk do të mund ta ndihmojë sado pak prindin e vet! Premtimi i Allahut është vërtet i sigurt, prandaj mos e lini jetën e kësaj bote t'ju mashtrojë dhe as djallin mos e lini t'ju mashtrojë për Allahun. (Sure Lukman: 33)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://f-forum10.nstars.org
 
Vlera e namazit të natës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)* :: Gjithqka Rreth Fejes Islam-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs