LEXO MËSO STUDIO ME EMRIN E {ALL-LLAHUT} I CILI KRIJOJ QDO GJË
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vlera e drejtimit dhe plotësimit të safave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
FLORENTI
Admin


Posts : 203
Join date : 28/07/2010
Age : 25
Location : PEJE

MesazhTitulli: Vlera e drejtimit dhe plotësimit të safave   Fri Apr 01, 2011 1:24 pm

Vlera e drejtimit dhe plotësimit të safave
Vlera e drejtimit dhe plotësimit të safave


Nu’man ibin Bashiri r.a.thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Safat e juaj ose do t’i drejtoni, ose Allahu do t’ju ndryshojë fytyrat juve”(Muttefekun alejhi)

Ebu Mes’udi thotë: “Drejtohuni e mos rrini larg njëri-tjetrit,që mos t’u largohen zemrat prej njëri tjetrit”.Ju sot jeni ne përçarjen më të madhe (Muslimi)


Xhabir ibin Samure r. anhume thotë: “Pejgamberi .a.s. doli në mes nesh dhe tha: “Pse nuk po i mbushëni safat (radhët), ashtu sikurse radhiten melaqet te Krijuesi i tyre?” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut, po si radhiten melaqet me safa para Krijuesit të tyre?” Pejgamberi a.s. tha:”I mbushin safat e parë dhe i ngushtojnë safat në mes tyre(nuk lënë zbrazëti)”(Transmeton Muslimi)



Enesi r.a thotë se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ngjeshni safat tuaj, afrojeni safin njëri pranë tjetrit, qafat bëni paralel. Për atë që shpirti im ështe në duart e Tij, unë e shoh djallin (shejtanin) se si hyn nëpër zbrazëtirat e safave, ashtu sikurse futet delja e zezë”(Hadithi është I vërtetë, e transmeton Ebu Davudi sipas kushteve te Muslimit)

Transmetohet prej Enes Ibin Malikut, i cili thotë se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Drejtoni safat se unë ju shoh pas shpine”. Enes Ibn Maliku thotë: “Çdo kush prej nesh i bashkonte supet me supet e shokut pranë dhe këmbën me këmbën e shokut pranë”(Buhariu)

Transmetohet nga Ebil-Kasim El-Xhedali, i cili thotë: kam dëgjuar Nu’man Ibn Beshirin duke thënë: “Muhamedi a.s. u drejtua me fytyrën e tij drejt njerzëve dhe tha: “Drejtoni safat!- këtë e përsëriti tre herë. Pastaj tha: “Vall-llahi, ose do t’i drejtoni (plotësoni) safat ose do të ju përçajë Allahu mes vete”, Transmetuesi thotë: “Pashë se çdo njeri bashkonte supet me supet e shokut pranë tij, gjurin me gjurin e shokut pranë tij dhe nyjen e këmbës së shokut pranë tij”(Ebu Davudi me sened sahi)

Aisheja r.a.transmeton se Pejgamberi a.s ka thënë: ”Allahu dhe melekët bejnë dua për atë, i cili e vazhdon safin”,(d.m.th nuk le zbrazëtirë) (Ibnu Huzejmeja me sened sahihe)

Transmetohet prej Ibni Umerit, i cili thotë se Pejgamberi a.s. ka thënë: ”Drejtoni safat, bashkoni supet, mos lini zbrazëtira, sillnu butë me duart e vllëzërve tuaj, mos lini zbrazëtira për shejtanin. Ai që e vazhdon safin, Allahu e vazhdon mëshirën e Tij mbi të dhe ai, i cili e ndërpret safin ,Allahu e ndërpret mëshirën e Tij mbi të”.(Ebu Davudi, Nesaiu dhe Ibnu Huzejmeja me sened sahih)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://f-forum10.nstars.org
 
Vlera e drejtimit dhe plotësimit të safave
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)* :: Gjithqka Rreth Fejes Islam-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs