LEXO MËSO STUDIO ME EMRIN E {ALL-LLAHUT} I CILI KRIJOJ QDO GJË
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Temë: 2 Mënyra se si të ndalni kompjuterin pa sustë dhe pa Shutdown në Windows (E lexuar 71 herë)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
FLORENTI
Admin


Posts : 203
Join date : 28/07/2010
Age : 25
Location : PEJE

MesazhTitulli: Temë: 2 Mënyra se si të ndalni kompjuterin pa sustë dhe pa Shutdown në Windows (E lexuar 71 herë)   Wed Oct 20, 2010 6:00 pm

MËNYRA E PARË

a)Mënyra e parë është duke shkuar në Start>Run apo vetëm duke shtypur në tastierë Windows + R:

b)Në Run shkruajmë cmd që nënkupton Command Prompt dhe shtypim OK ose Enter në tastierë:



c)Pasi që na është hapur një dritare e re aty do të shkruajmë urdhërin për ndaljen e kompjuterit. Do të shkruajmë:

shutdown –s



Nëse e shkruajmë këtë dhe shtypim Enter në tastierë do të paraqitet një dritare e cila tregon se pas 30 sekondash kompjuteri do të ndalet.

Pjesa –s nënkupton ndaljen (ang. shutdown). Gjitashtu kemi mundësi që ne të caktojmë kohën se kur dëshirojmë të ndalet. Për këtë duhet të shtohet –t (e cila nënkupton kohën – time nga gjuha angleze) dhe sekondat të cilët do të tregojnë se pas cilës periudhë kohore dëshirojmë që të ndalet kompjuteri. Ta zëmë unë dua që pas 60 sekondash dëshiroj që të ndalet kompjuteri. Dhe do të shkruajmë:

shutdown –s –t 60

Nëse dëshirojmë pas 2 orësh të ndalet duhet që të gjejmë se sa sekonda i ka periudha 2 orëshe. Dhe me pak llogaritje e gjejmë. Orën mund ta shënojmë me

1 orë = 60 minuta

1 minut = 60 sekonda

1orë = 60 x 60 sekonda = 3600 sekonda

2 orë = 2 x 3600 sekonda = 7200 sekonda

Pra gjetëm se sa sekonda i ka periudha prej 2 orësh. Dhe në urdhër ne tani do të shkruajmë 7200 pas –t

shutdown –s –t 7200

dhe do të paraqitet një dritare e cila tregon se pas 2 orësh do të ndalet kompjuteri:

Ekziston mundësia edhe e shkruarjes së një porosie në dritaren e paraqitur që tregon për ndaljen e kompjuterit. Këtë mund ta bëjmë duke shtuar –c ( e cila nënkupton porosinë – comment nga gjuha angleze) dhe porosinë brenda thonjëzave “…”:

shutdown –s –t 7200 –c “Kompjuteri do të ndalet!!”



Mos harroni që është e rëndësishme renditja e urdhërave.

Nëse dëshirojmë ta prishim këtë proces të ndaljes mund të shkruajmë

shutdown –a

ku –a nënkupton prishje (ang. abort).

MËNYRA E DYTË

Ngjajshëm me të parën, mënyra e dytë dallon vetëm se urdhërat duhet të shkruhen në Run dhe jo në cmd.

a) Shkojmë në Start>Run apo vetëm duke shtypur në tastierë Windows + R;

b) Dhe në dritaren e Run shkruajmë urdhërat si në mënyrën e parë:

shutdown –s –t 7200 –c “Kompjuteri do të ndalet!!”



Për ta prishur ndaljen shkruajmë:

shutdown –a



dhe ndalja do të prishet.


Burimi: http://www.kosovabyte.net/2-menyra-se-si-te-ndalni-kompjuterin-pa-suste-dhe-shutdown-ne-windows/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://f-forum10.nstars.org
 
Temë: 2 Mënyra se si të ndalni kompjuterin pa sustë dhe pa Shutdown në Windows (E lexuar 71 herë)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)* :: PËR PC :: RENTI-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog