LEXO MËSO STUDIO ME EMRIN E {ALL-LLAHUT} I CILI KRIJOJ QDO GJË
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Temë: Tri zgjidhje të lehta për bezdisjet e zakonshme në PC

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
FLORENTI
Admin


Posts : 203
Join date : 28/07/2010
Age : 25
Location : PEJE

MesazhTitulli: Temë: Tri zgjidhje të lehta për bezdisjet e zakonshme në PC    Wed Oct 20, 2010 6:22 pm

Nganjëherë ajo që duket si problem i madh në kompjuter mund të jetë një riparim i lehtë – si për shembull kur pllaka amë e vjetër e laptopit tuaj ndalon të punojë për shkak se e keni munduar tej mase. Këtë muaj do t’ju tregoj se si ta kuroni këtë problem harduerik.

Si shtesë, do t’ju tregoj se si të ruani shpërndarjen e ikonave në desktop, që të gjeni programet më lehtë dhe do t’ju ndihmoj të përdorni korrektuesin gjuhësor në Outlook Express.

Ruan shpërndarjen e ikonave tuaja në desktop
E dini rutinën: Disa aplikacione ose lojëra kur të punojnë ne ekran të plotë (full screen) dhe kur ekrani kthehet në pamjen normale, radhitja e bërë me kujdes e ikonave është çrregulluar plotësisht. Windows, të kesh kujdes me këto gjëra!
Fatmirësisht kam gjetur një aplikacion të quajtur DesktopOK (find.pcworld.com/63314). Ky margaritar falas ju lejon të ruani dhe të ktheni në gjendjen e mëparshme ikonat në mënyrën që ju dëshironi.
Gjithashtu nuk jeni të limituar me një renditje: mund të ruani sado plane që dëshironi, që është shumë e përshtatshme për shembull nëse laptopin tuaj e lidhni me një monitor të jashtëm. DesktopOK punon me Windows XP dhe Vista.

Zëvendësoni tastierën e thyer të laptopit
Tastierat zakonisht nuk kanë jetëgjatësi të gjatë. Kushërira ime më prezantoi një shembull shumë të mirë të kësaj: tastiera e laptopit të saj Dell Inspirion 9400 nuk e ka tastin <F5>. Edhe tastet që kishin mbetur, nuk ishin në formën më të mirë; shumica ishin të thyer, kurse të tjerët dështonin të regjistronin prekjet. Gjithashtu shumë prej shkronjave ishin fshirë.
Fatmirësisht, një laptop me tastierë të integruar nuk është domosdoshmërisht i dedikuar për mbeturina (ose për Craiglist). Në fakt, nëse dini të punoni me një kaçavidë dhe dini cilat vida të hiqni, me siguri se brenda 5 minutash do të zëvendësoni gjithë tastierën.

Në rastin e Inspirion, kërkimi im filloi në eBay. Një kërkim i shpejtë për “Inspirion 9400 keyboard” paraqiti shumë opsione, duke përfshirë edhe zëvendësimin me tastierën e re për 12$ me postën e përfshirë.
Pastaj kërkova në Google “Inspirion 9400 zëvendësimi i tastierës” dhe gjeta udhëzimet brenda disa sekondash (mund të mendoni që jam shumë i mençur – gjë që jam – por në shumë aspekte është vetëm mënyra e gjetjes së informacionit që ju duhet).

Duket se është shumë lehtë të ndërroni tastierën në shumë prej laptopëve: Vetëm hapni mbulojën e laptopit, largoni disa vida dhe zhvendosni tastierën e vjetër. Vendosni tastierën e re në vendin e vet, mbyllni laptopin dhe keni mbaruar.
Koha që do të shpenzoni varet nga modeli i laptopit që keni. Por nëse jeni duke vuajtur nga një tastierë e vjetër dhe e dëmtuar, mund t’ju kushtojë 12$ dhe 5 minuta për ta ndërruar. Investim që ia vlen apo jo?

Shtoni korrektuesin gjuhësor në Outlook Express
Lexuesi Karl ka shkruar duke kërkuar ndihmë me korrektimin gjuhësor të tekstit. Më saktësisht, atij i duhej korrektuesi gjuhësor për Outlook Express, sepse metoda që përdorte ai ishte e “lodhshme”. Ai tha se shkruante mesazhin e ri në WordPerfect, e ka kontrolluar tekstin atje dhe ka eksportuar tekstin për importim në Outlook Express.
Fatmirësisht, këto procedura të mundimshme mund të mbarojnë menjëherë. Një opsion është të instaloni dhe të përdorni një aplikacion të palëve të treta, si aplikacioni i quajtur Spell Checker for OE (find.pcworld.com/63312).

Por në vend të kësaj, ju rekomandoj të kaloni në Windows Live Mail (find.pcworld.com/63313). Ky zëvendësim falas për Outlook Express nga Microsoft ofron një ndërfaqe më të bukur dhe ofron disa tipare të domosdoshme, duke përfshirë kërkimin dinamik (rezultatet shfaqen posa shkruani), filtrimin nga spam dhe kalendarin, të cilin mund ta sinkronizoni me kalendarin tuaj në Windows Live.
Oh, po, e ka edhe korrektorin gjuhësor, se harrova.

http://www.pcworld.al/ja-se-si/2079-Tri-zgjidhje-lehta-bezdisjet-zakonshme.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://f-forum10.nstars.org
 
Temë: Tri zgjidhje të lehta për bezdisjet e zakonshme në PC
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)* :: PËR PC :: RENTI-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog