LEXO MËSO STUDIO ME EMRIN E {ALL-LLAHUT} I CILI KRIJOJ QDO GJË
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Psikologjia në Islam

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
FLORENTI
Admin


Posts : 203
Join date : 28/07/2010
Age : 25
Location : PEJE

MesazhTitulli: Psikologjia në Islam   Tue Mar 29, 2011 6:27 pm

Ç`është Psikologjia?



Psikologjia është Shkenca mbi Shpirtin.

Është kuptim i përbërë nga dy Fjalë greke “Psyhe” dhe “Logos”. Psyhe në mënyrë origjinale nën kupton Frymëmarrje, por më vonë është kuptuar si Shpirt, sepse Frymëmarrja është ndikuar Shpirti, i cili ende nuk e ka lëshuar Trupin.


Psikologjia studion Proceset dhe Sjelljet e vetëdijshme dhe të pavetëdijshme psikike të Individit. Psikologjia studion në Aspektin shkencor Sjelljen dhe Proceset psikike.


Objekti i Interesimit të Psikologëve përfshin Sistemin nervor, Ndjenjat dhe Percepcionin, të Mësuarit dhe Kujtesën, Intelegjencinë, Gjuhën dhe të Folurit, Mendimin, rritën dhe Zhvillimin, Personalitetin, Stresin dhe Shëndetin, çrregullimet psikologjike, mënyrat e zbutjes dhe të mënjanimit të çrregullimeve psikologjike, si dhe sjelljen e Njerëzve në rrethana sociale, d.m.th. në Grupe të ndryshme dhe në Organizata shoqërore.



PSIKOLOGJIA SI SHKENCË


Psikologjia si edhe shkencat e tjera, përpiqet t'i përshkruajë, sqarojë, parashohë dhe kontrollojë Dukuritë që i studion. Pra, Psikologjia përpiqet të përshkruajë, sqarojë, parashohë dhe kontrollojë Sjelljen dhe Proceset psikike.


Kurdoherë që kjo është e mundur, Emërtimet dhe Nocionet përshkruese lidhen me Teorinë. Teoritë paraqesin Formësimin e tërësishëm të raporteve të qarta midis dukurive të vrojtuara. Teoritë psikologjike mbështeten në Supozimet mbi Sjelljen dhe Proceset psikike, përmbajnë pohime mbi parimet dhe ligjshmëritë që sundojnë midis tyre dhe na bëjnë të mundshëm Paraqitjen e Sqarimeve dhe të Parashikimeve.


Teoritë psikologjike mund t'i ndërlidhin Pohimet mbi Sjelljen (siç është të Ushqyerit ose Agresioni), Proceset psikike (mentale) (siç janë Qëndrimet ose Parafytyrimet), si dhe mbi Strukturat anatomike ose Proceset biologjike.


Psikologët verifikojnë gjithashtu Teoritë e veta të përpiluara me kujdes me anë të Metodave hulumtuese, siç janë Hulumtimet dhe Eksperimentet në Terren.


Teoria e kënaqshme psikologjike na i bën të mundshme Parashikimet. Për shembull, Teoria e kënaqshme mbi Urinë do të na bëjë të mundshëm Parashikimin kur do të hanë Njerëzit e kur jo. Mirëpo, në Psikologji për shumë Teori është konstatuar se nuk janë të afta të sqarojnë ose parashikojnë atë që është vërejtur. Për këtë Arsye, ato Teori janë braktisur ose janë ndryshuar.




Unë jam Rruga për Horizont - tha Fati...
Unë jam Rruga për Humnerë - tha Dhimbja...
Unë jam Dritë dhe Hije - tha Jeta...
Unë jam Shpëtim dhe Fundi i Jetës fizike - tha Vdekja...

Unë jam FATI - DHIMBJA - JETA dhe VDEKJA
mendoi Dashuria Vëllazërore Islame dhe heshti...!


Jeto sikur të vdesesh neser dhe meso sikur të jetosh gjithmone -Muhammedi a.s.
Përgjigju Me Kuotë
06-03-2011 14:45 #2
Bukurmals
Anëtarë i Avancuar

Regjistruar
Apr 2010
Postet
1,545


Psikologjia e aplikuar



Psikologët kanë interesim të shprehur të përbashkët për Sjelljen, por mund të dallohen shumë mes veti. Disa Psikologë në radhë të parë janë të angazhuar në Hulumtime themelore, që ndonjëherë quhen bazike ose teorike apo Hulumtime të pastra.

Hulumtimet themelore nuk kanë aplikim të drejtpërdrejtë në problemet personale ose shoqërore, prandaj për këtë arsye konsiderohen Hulumtime që kanë vetveten për qëllim.

Psikologët e tjerë merren me Hulumtime aplikative, që i dedikohen kërkimit të zgjidhjeve për problemet specifike personale ose shoqërore. Megjithëse Hulumtimet themelore nxiten nga kurreshtja dhe dëshira për Dije dhe Mirëkuptim, Hulumtimet e sotme themelore shpeshherë përmirësojnë mënyrën e nesërme të Jetesës.

Për shembull, Hulumtimet themelore të të Mësuarit dhe të motivimit të kryera ndaj Kafshëve në fillim të këtij Shekulli kanë gjetur një aplikim të gjerë në sistemet e sotme shkollore. Hulumtimet themelore të veprimit të sistemit nervor i kanë zgjeruar njohuritë mbi çrregullimet siç janë Epilepsia, Sëmundja e Parkinsonit, Sëmundja e Alzheimerit.

Shumë Psikologë nuk janë inkuadruar në kurrfarë Hulumtimesh. Në vend të kësaj, ata aplikojnë njohuritë psikologjike që t'ju ndihmojnë njerëzve të ndryshojnë sjelljen e vet në mënyrë që të mund t'i arrijnë në mënyrë më të efektshme qëllimet e veta.

Psikologë të shumtë merren kryesisht me Mësim. Ata i zgjerojnë njohuritë psikologjike në klasë, seminare dhe punishte të ndryshme.

Mirëpo, të shumtë janë Psikologët e inkuadruar në të gjitha këto aktivitete: Hulumtim, Këshillim dhe Mësim. Për shembull, Profesorët e Psikologjisë zakonisht zbatojnë hulumtime të pastra ose të aplikuara, u japin këshilla klientëve individualë ose industrialë dhe i mësojnë.


Psikologët klinikë dhe Psikologët këshillëdhënës

Psikologët klinikë u ndihmojnë Njerëzve që kanë probleme psikologjike në përshtatjen ndaj Kërkesave jetësore. Problemet e Klientëve mund të shkojnë nga Ankthi dhe Depresioni, vështirësitë në Jetë e deri te Humbja e qëllimeve jetësore.
Psikologët klinikë i vlerësojnë Problemet me anë të intervistave strukturore dhe të testeve psikologjike. U ndihmojnë Klientëve të vet në Zgjidhjen e Problemeve të tyre dhe në ndryshimin e sjelljes së papërshtatshme me aplikimin e Psikoterapisë dhe të terapisë biheviorale.


Psikologët shkollor dhe arsimor

Psikologët shkollorë janë të punësuar në Sistemin shkollor dhe u ndihmojnë atyre që kanë të bëjnë me problemet që e pengojnë të mësuarit. Problemet e tilla përfshijnë problemet sociale dhe familjare, problemet emocionale dhe vështërsitë specifike të të mësuarit. Psikologu shkollor i konstaton problemet e nxënësve me anë të intervistës me mësuesit, prindërit dhe vetë nxënësit.


Psikologët zhvillimor

Psikologët zhvillimor i studiojnë ndryshimet - trupore, emocionale, kognitive dhe sociale - që ndodhin gjatë tërë Jetës. Ata përpiqen të veçojnë ndikimin relativ të trashëgimisë (natyrës) nga rrethina (edukimi) në zhvillim. Psikologët zhvillimor zbatojnë hulumtime mbi ndikimin e përdorimit të drogës nga ana e nënës në embrion, përfundimet e formave të ndryshme të edukimit të fëmijëve, njohuritë e fëmijëve mbi hapësirën dhe kohën, konfliktet e adoleshentëve, përshtatjen e njerëzve më të moshuar.


Psikologët që merren me Personalitetin dhe Psikologët socialë

Psikologët që merren me Personalitetin e Njeriut përpiqen t'i caktojnë tiparet njerëzore; të përcaktojnë se çka ndikon në proceset mendore të njeriut, ndjenjat dhe sjelljet, si dhe t'i sqarojnë çrregullimet psikologjike. Ata merren sidomos me problemet e Njeriut sikur janë ankthi dhe agresioni, si dhe me çështjet e roleve gjinore.

Psikologët socialë në rend të parë orientohen në natyrën dhe në shkaqet e të Menduarit dhe të ndjenjave të individëve dhe në sjelljen e tyre në situatat sociale. Psikologët që studiojnë personalitetin përpiqen që brenda personit t'i gjejnë disa interpretime të sjelljes, kurse Psikologët socialë orientohen në ndikimet shoqërore ose të jashtme. Në sjellje veprojnë edhe ndikimet e brendshme dhe të jashtme.


Psikologët industrialë

Psikologët industrialë janë të orientuar në raportet midis Njeriut dhe Punës. Psikologët e organizatave studiojnë sjelljen e Njerëzve në organizata siç janë ndërmarrjet e ndryshme. Mirëpo, shumë Psikologë janë të arsimuar për të dy fushat.

Psikologët industrialë dhe ata të Organizatave janë të punësuar në Organizatat afariste me detyrë që t'i përmirësojnë kushtet e Punës, të shtojnë produktivitetin dhe - nëse kanë arsimim për këshillime - punojnë me të Punësuarit që kanë probleme në Punë. Ndihmojnë gjatë Punësimit, Arsimimit dhe Përparimit.[/color]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://f-forum10.nstars.org
 
Psikologjia në Islam
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)* :: Feja dhe shkenca-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog